Postimi i Haaland në Instagram krijon pikëpyetje (FOTO LAJM)

E ardhmja e Erling Haaland është në “ajër”.

Jo vetëm për në merkaton verore por edhe tani pas mesazhit të postuar nga ana e tij në rrjetin social Instagram, ku ka vendosur audiencën në pikëpyetje.

Në mbarim të ndeshjes së fundit me Dortmundin, Haaland u kthye nga të gjithë tifozët në stadium duke  i përshëndetur si një shenjë lamtumire. Tashmë postimi i tij ka krijuar përsëri pikëpyetje për të ardhmen e tij.

Ai ka postuar një foto duke dalë nga dhomat e zhveshjes e duke u future në fushë. Në këtë foto shkruhet “ 6 muajt e mi të ardhshëm… do të jenë 6 muajt e mi më të mirë”.

Çfarë  do të thotë ky mesazh për të ardhmen e Haaland? A ka gjetur një ekip të ri për t’u transferuar? Kjo nuk dihet ende.

Por sipas “Bild”, Borussia është shprehur tek Haaland se nëse dëshiron të ndryshojë ekip duhet të njoftojë më para./ h.ll/albeu.com


Shtuar 30.12.2021 08:17