Pogba: Juventusin e zgjodha me zemër

Paul Pogba përsëriti arsyen pse zgjodhi të rikthehej te Juve, pas disa sezonesh te Manchester United.

“Më pëlqen të mendoj dhe të them se ishte zemra ime ajo që bëri zgjedhjen. Ishte gjithashtu koha e duhur për t’u rikthyer këtu.

Tre vitet e fundit në Manchester, të kushtëzuara edhe nga dëmtimet, nuk shkuan ashtu siç doja, nuk është një mister.

Mendova se nëse kësaj i shtojmë faktin që Juve ka ardhur edhe për dy vie në të cilat nuk e fitoi Scudetton, ishte një sfidë e madhe për ne të dy. Dhe ndoshta ishte koha e duhur për t’u takuar sërish dhe përpiqemi të rimarrim vendin që meritojmë. Mbi të gjitha, t’i rikthehemi fitoreve”, u shpreh mesfushori francez./ h.ll/albeu.com


Shtuar 29.09.2022 11:18