Po shijon formën e mirë, kur do ta zbulojë Messi të ardhmen?

Sulmuesi Lionel Messi ende nuk ka vendosur nëse dëshiron të qëndrojë te PSG.

Sipas Fabrizio Romano, drejtuesit e Barcelonës po diskutojnë mundësinë e kthimit të argjentinasit, por parizienët synojnë gjithashtu të tentojnë të vazhdojnë kontratën e lojtarit, e cila skadon verën e ardhshme, shkruan albeu.com.

Njerzit e afërt me Messin këmbëngulin se ai ende nuk ka marrë ndonjë vendim për këtë çështje dhe do ta bëjë këtë vetëm në vitin 2023.

Sipas COPE, lojtari do të vendosë për të ardhmen e tij pas Kupës së Botës 2022. Tani ai nuk ka kontakte me Barcelonën.

Në sezonin aktual, Messi ka 5 gola dhe 7 asistime në 9 raunde të Ligue 1. /G.D albeu.com/


Shtuar 4.10.2022 19:09