Po kalon një moment të vështirë, Chelsea njofton se Werner nuk do të largohet

Chelsea nuk konsideron shitjen e sulmuesit Timo Werner gjatë afatit të ri veror.

Ish sulmuesi i RB Leipzigut, ka dështuar të përshtatet në futbollin anglez duke regjistruar vetëm pesë gola në 28 ndeshjen.

Kohën e fundit ka spekulime se “Blutë” e duan yllin e Dortmundit, Erling Haaland dhe që Tuchel dëshiron shkëmbimin mes dy sulmuesve.

Sidoqoftë, sipas “The Telegraph”, nuk ka diskutime te Chelsea për largimin e Werner, andaj lojtari do mbetet në “Stamford Bridge” edhe për edicionin 2021-22.

Vendimi përfundimtar ende s’është marrë nga klubi londinez, por duke pasur parasysh se Haaland i ka refuzuar, e ardhmja e Werner do vazhdojë të jetë në Londër.

Shtuar 30.03.2021 08:03