Plas keq në Greqi, plot 44 ndeshje të trukuara

Komiteti Etik i federatës së futbollit në Greqi ka hapur një hetim për manipulimin e ndeshjeve në ligën e dytë të futbollit vendas.

Hetimi u hap pas një raporti të UEFA-s, ku dyshohet për 44 ndeshje të manipuluara gjatë gjithë sezonit futbollistik në ligën e dytë greke. Sipas “sdna.gr”, çështja është se tani më kampionati ka mbaruar dhe zinxhiri i ndeshjeve të dyshuara është i madh çka mund të sillte dhe kaos në futboll.

Janë të shpeshta rastet kur UEFA hap hetime ndaj skuadrave që dyshohet se manipulojnë rezultatin, teksa vendi më problematik mbetet Serbia ku futbolli është shumë i prekur nga mafia e basteve sportive.


Shtuar 25.06.2021 16:22

Tags: , ,