Paulo Dybala thirret në Prokurori

Paulo Dybala është lojtari i parë i Juventusit i cili është thirrur për të dëshmuar para prokurorëve të Torinos në kuadër të hetimit.

“Gazzetta” shkruan se sulmuesi argjentinas, tashmë i ndarë nga Juventus ku do të luajë deri në fund të sezonit më ta, nuk është nën hetim por është thirrur si një person i informuar për faktet dhe pasditen e sotme ka mbërritur për të dëshmuar.

Qëllimi i hetuesëve është në radhë të parë të hedhin dritë mbi marrëveshjen mes klubit dhe lojtarëve, për të kuptuar nëse ka ndonjë provë që mbështet hipotezën hetimore të kontabilitetit të rremë kundër klubit ku mund të fshihet ulja e pagave gjatë periudhës së pandemisë.

Dybala nuk do të jetë i vetmi që do të dëshmojë, ku pas tij do të vijnë edhe persona të tjerë të klubit./h.ll/albeu.com


Shtuar 24.03.2022 15:47