Pas Tottenham, edhe Juventusi nis sulmin për Martial

Juventus kërkon përfocime për sulmin teksa së fundmi bardhezinjtë interesohen për Anthony Martial për të cilin nevojiten 45 milionë euro.

Me ardhjen e CR7 ai nuk po gjen hapësira te Man United duke ngrohur stolin.

Sipas Eurosport, bardhezinjtë janë gati të bëjnjë investim në janar për të. Por për numrin  “9”, interesim ka shfaqur edhe Fabio Paratici, aktualisht drejtor sportiv te Tottenham. Ai e kërkoi edhe gjatë kohës kur ishte te Juventus ndaj “lufta” për të siguruar shërbimet e Martial sapo ka filluar.

Martial tashmë 25 vjecar u ble nga United në 2015 nga Monaco për 50 milionë euro + 30 milionë bonuse. Në më shumë se 6 sezone ka arritur të shënojë 78 gola në 262 ndeshje me Red Devils. /albeu.com/


Shtuar 24.09.2021 10:25