Një ditë pas disfatës 1-2 ndaj Egnatias në javën e 10-të të “Abissnet Superiore”, Tirana është përballur me një tjetër lajm të keq. Bardheblutë kanë humbur gjyqin e pestë në FIFA.
Në themel të vendimit janë sërish detyrimet e prapambetura që klubi nuk i ka shlyer. Çështja më e fundit mban datën 30 tetor dhe është e katërta për muajin që sapo kaloi.
Të lidhura
None found
Tirana duhet të zgjidhë gjithsej 5 çështje. Mënyra si do të ecë zgjidhja e tyre do të përcaktojë nëse klubi mund të federojë lojtarë të afruar në dritaren e transferimeve të janarit, në rast se drejtuesit vendosin të përforcojnë skuadrën e Dean Klafuriç.
Nëse pagesat e mbetura pezull nuk kryhen në kohë, bardheblutë rrezikojnë ta përfundojnë sezonin me të njëjtin kontingjent lojtarësh të krijuar gjatë merkatos së verës.
Një situatë e tillë do t’ia vështirësonte Klafuriç menaxhimin e skuadrës deri në fund të sezonit, duke pasur parasysh dëmtimet dhe luhatjet e shfaqura në lojë.







