Ndërsa Egnatia po përgatitet për përballjen e radhës në Europa League ndaj skuadrës norvegjeze të Lillestrom-it, drejtori sportiv Klajdi Zenelaj ka dhënë një sinjal të qartë për seriozitetin e klubit rrogozhinas.
Të lidhura
None found
Zenelaj ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një fotografi ku shihet duke ndjekur një ndeshje të kundërshtarëve të Egnatias në kupat e Europës.
Kjo lë të kuptohet se skuadra shqiptare po e analizon me imtësi ekipin norvegjez dhe po përgatitet maksimalisht për sfidën e ardhshme.
Ndeshja e parë mes Egnatias dhe Lillestrom-it do të zhvillohet më 20 gusht, në orën 19:00, në Stadiumin Egnatia.
