Pas eliminimit nga Liga e Konferencës, Conte: Vendimi i UEFA-s është i padrejtë

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte ka kundërshtuar vendimin e UEFA-s, që këta të fundit i eliminuan nga Liga e Konferencës.

“Spurs” nuk e zhvilluan takimin ndaj Rennes me nëntë dhjetor, shkaku që kishin raste të shumta me COVID-19, derisa të hënën, UEFA vendosi ta vlerësojë si ndeshje e dorëzuar në tavolinë dhe fitoren i’a dhuroi skuadrës franceze me rezultat zyrtar 3 – 0.

Kështu, Tottenhami e mbylli grupin si pozitë e tretë, prandaj edhe u eliminuan nga Liga e Konferencës, dhe këtë gjë Conte po e sheh si vendim i padrejtë, dhe bëri të qartë se klubi mund ta apelojë atë në CAS.

“Ky është një vendim i mahnitshëm. Është i padrejtë. E gjithë bota është e vetëdijshme se ne po përballemi me një problem serioz – koronavirusin. Ne nuk luajtëm pa fajin tonë, por për shkak të numrit të madh të të infektuarve, autoritetet vendosën të na ndalojë stërvitjen dhe të mbyllë bazën tonë.

UEFA e ka marrë këtë vendim, por ka edhe një hap, ne jemi të sigurt për të. E përsëris: ajo që ka bërë UEFA është e mahnitshme. Në shpjegimin e vendimit lexova se Tottenham nuk mund të luante për shkak të rasteve të infektimit me COVID. Unë nuk jam dakord me këtë. Por ata e morën këtë vendim.

Ne jemi absolutisht të sigurt në hapin tonë të ardhshëm. Ne e meritojmë të drejtën për të konkurruar për raundin tjetër në fushë, jo në gjykatë. Nuk mund ta pranoj. Në këtë drejtim, UEFA na zhgënjeu.

Ndoshta kjo zgjidhje do të thotë që dikush nuk është në dijeni të problemit me të cilin po përballemi. Ose ndoshta janë të përfshira interesat personale të dikujt”, tha Conte.


Shtuar 21.12.2021 18:32