Partner në qendërmbrotje, Maguire: Mund të mësoj nga Varane

Kapiteni i Manchester United nuk e sheh thjesht si partner në mbrotje Varane, por si një lojtar nga i cili anglezi mund të mësojë shumë.

Varane pritet të jetë titullar te “Djajtë e Kuq” pranë Maguire duke zëvendësuar Victor Lindelof.

Anglezi është i emocionuar për të punuar pranë francezit, që ka fituar shumë trofe me Real Madridin.

“Është shumë emocionuese që e kemi në klub dhe do punojmë pranë tij”.

“Mendoj se do përmirësohemi në anën defensivë. Do mësojmë nga njëri-tjetri, ta shtyjmë njeri-tjetrin dhe çfarë të duam për klubin”.

“Duam të mbajmë më shumë portën e paprekur dhe ta bëjmë këtë garë më të mirë”, deklaroi ai.

Shanset e Unitedit për trofe veçse janë shtuar duke marrë parasysh edhe transferimin e CR7.


Shtuar 7.09.2021 19:43