Pamje virale, Holanda ngatërron flamurin, pozon me atë të Francës (VIDEO)

Pas stërvitjes së fundit në Dubai, Holanda ka përfunduar seancat e saj dhe më pas janë mbledhur të gjithë në fushë për të pozuar bashkë me disa tifozë të tyre.

Kombëtares së tulipanëve i ka ndodhur një diçka e papritur, pasi u janë dhënë dy flamuj për t’u mbajtur në duar, por njëri prej tyre ishte i Francës.

Lojtarët e kanë marrë me sportivitet këtë gjë, duke qeshur dhe duke shkaktuar humor, por ndërkohë pamjet u bënë virale kudo./ h.ll/albeu.com

Shikoni videon këtu


Shtuar 18.11.2022 12:06