Nuk ka frikë te PSG-ja, Luis Enrike shfaqet besimplotë: S’ka asnjë ekip më të mirë se ne, jemi gati për çdo gjë

Në prag të gjysmëfinales së Ligës së Kampioneve kundër Bajern Mynih, PPSG-ja paraqitet me ambicie të larta dhe besim në rritje në aftësitë e veta. Pavarësisht një sezoni që filloi pa asnjë përgatitje të vërtetë verore, skuadra e Luis Enrikes është në garë për Ligue 1 dhe Ligën e Kampioneve.

Në konferencën për shtyp, trajneri spanjoll e deklaroi qartë çelësin e ndeshjes, ekuilibrin.enrike“Kundër ekipeve që sulmojnë kaq mirë, duhet të dish si të mbrohesh. Por duhet të sulmosh edhe në mënyrën e duhur”, shpjegoi ai.

Të lidhura

None found

“A mendoni vërtet se fituam Ligën e Kampioneve me mbrojtës të krahut që vetëm mbroheshin? Për të fituar, duhet të sulmosh më shumë sesa të mbrohesh. Në këtë nivel, nuk ka favoritë. Ishte kështu kundër Çelsit dhe Liverpulit, dhe do të jetë njësoj edhe tani. Do të duhet të jemi gati për çdo gjë. Ne e meritojmë të jemi këtu. Nuk ka ekip më të mirë se ne,” tha ai, ndërsa pranoi forcën e kundërshtarit të tyre:

“Bajern është një ekip ashtëzakonisht i fortë, me pak gabime këtë sezon dhe një strukturë ekipi të përcaktuar mirë. Liga e Kampioneve u jep lojtarëve një energji të veçantë”, përfundoi ai.


Shtuar 27.04.2026 16:50