Mariano Diaz nuk e ka në plan të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj merkatoje.
Edhe pse sulmuesi nuk bën pjesë në planet e Ancelottit, ai do vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe gjatë këtij sezoni.
Sipas “Marca” , ai nuk e ka problem faktin që i është garantuar stoli për të gjithë sezonin, pasi në rast se Reali nuk transferon një sulmues tjetër si zëvendësues i Benzema këtë sezon do të jetë Hazard.
Lojtari përfiton 4.5 milion euro në sezon, e një pagë të tillë vështirë se ia ofron një skuadër tjetër momentalisht./albeu.com