Njihuni me supersfidat e sotme në top 5 ligat (FOTO LAJM)

Pas ndeshjeve të Kombëtareve, sot rikthehen kampionatet më prestigjoze Europiane.

Dita e sotme nis me ndeshjen Leicester-Chelsea që luhet nga ora 13:30

Në ora 16:00 Man Utd përballet me Watfordin, kurse derbi në Premier Ligë luhet mes Liverpoolit dhe Arsenalit në ora 18:30.

PSG e pret në shtëpi Nantesin në sfidën që luhet nga ora 17:00.

Në Serie A luhen dy derbi, Lazio-Juventus 18:00 dhe Fiorentina-Milan 20:45.

Kurse në La Liga, Barcelona përballet me Espanyolin nga ora 21:00.

Këto janë të gjitha ndeshjet që luhen sot në top ligat evropiane.


Shtuar 20.11.2021 08:37