Një superasist nga Odise Rroshi fut skuadrën në zonën Play-off në Turqi

Odise Roshi ishte protagonist në përmbysjen e madhe që skuadra e tij, Sakarjaspor bëri kundër Altajt në Turqi me rezultatin 1-2.

Në minutën e 54’, mesfushori i Kombëtares depërton nga e djathta dhe nis një asist fantastik për shokun e tij të skuadrës, i cili e çoi në rrjetë për të rivendosur baraspeshën, teksa në minutat e fundit të sfidës erdhi dhe goli i përmbysjes.

Ndërkohë  Sakarjaspor është futur sërish në zonën “play-off” për t’u ngjitur në Superligën turke./albeu.com

 


Shtuar 30.10.2023 14:18