Sot feston ditëlindjen një nga ikonat e futbollit lushnjar, por jo vetëm. Mimi Xhoxhi feston ditën e sotme 85 vjetorin e lindjes. Sulmuesi që gjatë gjithë jetës ishte pjesë e futbollit, sport të cilin e adhuronte.
I dekoruar me urdhërin “Naim Frashëri” në vitin 1967, por edhe si “Mjeshtër Sporti” dhe “Qytetar Nderi” në qytetin e Lushnjes, Xhoxhi është një nga figurat më të shquara të futbollit shqiptar.
Mimi Xhoxhi nuk e ka kaluar karrierën vetëm si lojtar, por edhe si trajner. Sulmuesi i cili ishte pjesë e Traktorit të Lushnjes, kishte disa aftësi të jashtëzakonshme ku armë të fortë kishte shpejtësinë. Pas 85 vitesh jetë, Xhoxhi vazhdon ta dashurojë futbollin po njësoj. /newsport.al/