Ngjarje e rëndë: Futbollisti shtatë vjeçar vdes në stërvitje pasi u godit në kokë

Një lajm tepër i rëndë ka ardhur nga Spanjë ku një fëmijë shtatë vjeçar ka ndërruar jetë në fushë gjatë stërvitjeve.

Talenti i ri ka ndërruar jetë të enjten rreth orës 19:00 në qytetin Gandia, gjatë stërvitjes me skuadrën e tij Beniop.

Ai ra pa ndjenja, ndërsa burime nga klubi thanë se ai është goditur aksidentalisht në kokë.

Ambulanca ka arritur me shpejtësi në terren, mjekët kanë tentuar ta stabilizojnë gjendjen e tij (siç raportohet, ai quhet Edward), por nuk ka pasur sukses.7-vjeçari ka ndërruar jetë pak pasi u transportua në spital.


Shtuar 17.12.2021 16:55