Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Edison Konomi, është liruar nga detyra me vendi të Këshillit të Ministrave.
Në vend të tij është emëruar Arta Dollani, e cila ka qenë Drejtoresha e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK).
Të lidhura
None found
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 61, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Edison Konomi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë.
Znj. Arta Dollani emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftim./albeu.com
