Nga Anglia: Manchester United gjobë të majme Cristianos për deklaratat ndaj klubit

Cristiano Ronaldo do të gjobitet me të paktën 1 milion paund për intervistën e tij të dhënë me Piers Morgan, në të cilën ai sulmoi Ten Hag, klubin dhe standardet e klubit.

Portugezi theu rrjetin ditën e djeshme me deklaratat e tij të shokuese ndaj klubit të tij aktual. Ronaldo donte me patjetër të largohej nga klubi gjatë merkatos verore, por iu mohua dëshira dhe ishte i detyruar të qëndronte e të niste ndeshjet nga stoli.

Të lidhura

None found

Ai pati një përplasje pak kohë më parë kur refuzoi të hynte si zëvendësues kundër Tottenhamit. Tani, siç raporton “Sport Metro”, United pritet ta gjobisë me 1 milion paund. Ronaldo me shumë mundësi do të largohet në merkaton e dimrit, pra në janar./ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.11.2022 14:18