Newcastle “all-in” për lojtarin e Barcelonës

Me ardhjen e pronarëve të rinj, merkatoja e Newcastle premton çudira.

Sipas “Sky Deutschland”, ekipi anglez ka bërë një ofertë me një shifër prej 55 milion euro për portierin e Barcelonës, Andre Ter Stegen. Portieri gjerman është objektivi kryesor për të ruajtur portën e tyre.

Nuk dihet ende se si do jetë reagimi i spanjollëve pas kësaj oferte, nuk dihet edhe se si do veprojë Xavi me ekipin e tij. Por me këtë shifër prej 55 milion euro, Barcelona do të ishte e kënaqur për të lënë të largohet portierin 29-vjeçar./h.ll/albeu.com


Shtuar 6.11.2021 11:44