Në “Niko Dovana” e “Elbasan Arena” s’ka fitues, Peposhi i heq nga duart fitoren Vllaznisë

Janë mbyllur edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 29-të të kampionatit shqiptar, ku Vllaznia mori një pikë përballë Teutës në garën për një vend në europë, ndërkohë Partizani ngec ndaj Skënderbeut.

Vllaznia u ndal në barazim 1-1 ndaj Teutën në “Niko Dovana”, ndërsa skuadrat nuk arrijnë dot të marrin fitoren prej disa javësh.

Goli i Liridon Latifit i shënuar me penallti në minutën e 60-të do ti jepte avatazhin kuqebluve, në një takim që ishte i luftuar mes dy ekipeve, teksa kampionët në fuqi i shpëtoi nga humbja Ivanovic që shënoi në minutat shtesë të takimit.

Vllaznia vazhdon të mbajë vendin e 5-të në klasifikim me 41 pikë, ndërkohë Teuta rrezikon seriozisht “Play-Off” pasi është vetëm 2 pikë më shumë se Egnatia e vendit të 8-të.

Në ndeshjen tjetër të luajtur në “Elbasan Arena” Partizani nuk mundi të shkonte më shumë se barazimi 0-0 me Skënderbeun, duke bërë kështu një hap fals në garën për europën.

Një takim pa shumë histori mes dy ekipeve në të cilën munguan edhe rastet e pastra për shënim. Skuka-Junior nga njëra porte dhe Berisha-Mara nga krahu tjetër nuk mundën të dërgonin topin në rrjetë.

Demat dhe korçarët u pajtuan me rezultatin 0-0 dhe më nga një pikë, teksa renditja e ujqërve të dëborës vazhdon të jetë në fundin e tabelës me 21 pikë, ndërsa të kuqtë mbajnë vendin e 4-të me 42 pikë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 17.04.2022 18:54