“Ne jemi këtu për t’i mposhtur ata”, Robert Lewandowski sfidon hapur Real Madridin

Polaku di të shënojë kundër Madridit.

I sapoardhuri te Barcelona e ka bërë të qartë se nuk ka frikë nga rivali kryesor në La Liga.

“Sigurisht që jam gati të përballem me Real Madridin, di si të luaj kundër tyre. Jam i vetëdijshëm se sezoni i tyre i fundit ka qenë shumë i mirë, por ne jemi këtu për t’i mposhtur ata”, tha Robert Lewandowski gjatë prezantimit të tij në Barcelonë.

Kujtojmë se Barcelona nuk është ende në gjendje të regjistrojë të gjithë të ardhurit e skuadrës për shkak të problemeve financiare. Sezoni në La Liga fillon javën e ardhshme më 12 gusht. /albeu.com/


Shtuar 6.08.2022 20:20