Ndërroi jetë në fushë, FSHF i shpreh ngushëllime familjes Dwamena: Tronditjen e thellë për tragjedinë

Ndeshja Egnatia-Partizani rezultoi fatale për futbollistin Raphael Dwamena, i cili ndërroi jetë pas rrëzimit në fushën e blertë.

Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, goleadori i skuadrës rrogozhinase nuk ia ka dalë të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare.

Federata Shqiptare e Futbollit me anë të një komunikate në faqen zyrtare nga shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të kapitenit të Egnatias.

Postimi ZYRTAR:

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për tragjedinë e ndodhur sot gjatë ndeshjes së javës së 13-të të “Abissnet Superiore”, Egnatia-Partizani.

Futbollisti Rafael Dwamenaka humbur ndjenjat gjatë ndeshjes dhe pas ndërhyrjes së parë të mjekëve në fushën e lojës është transportuar me ambulancë për në spital.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve specialistë dhe të gjitha përpjekjeve të mëpasshme për ta rikthyer në jetë, futbollisti për fat të keq ka ndërruar jetë.

FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Dwamena dhe klubit të Egnatias për këtë humbje të madhe dhe ngjarje që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.

Federata e Futbollit bën me dije se të gjitha ndeshjet e programuara për këtë fundjavë në të gjitha kampionatet e futbollit në Shqipëri do të shtyhen në një moment të dytë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)