Napoli takohet me drejtuesit e Sassuolos, Raspadori një hap larg kalimit te napolitanët

Napoli është duke u treguar i vendosur për të transferuar Giacomo Raspadorin dhe drejtuesit nuk duan të presin më.

Drejtori sportive Giuntoli, Aurelio De Laurentiis dhe drejtuesit e Sassuolos u takuan në përpjekje për të mbyllur një negociatë që zgjati disa javë dhe gjatë të së cilës u arrit një projekt-marrëveshje.

Një kontratë e pasur pesëvjeçare është gati për lojtarin me rreth 2,5 milionë euro në sezon, ndërsa me Sassuolo është arritur një marrëveshje për një total prej 30 milionë eurosh./ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.08.2022 16:17