Manaj “heroi” i Barcelonës, dopiet për fitoren me përmbysje (VIDEO)

Rei Manaj ka vendosur të marrë prej dore Barcelonën, teksa në ndeshjen e sotme të play-off të katalanasve ndaj Mursias në transfertë, bëri gjithçka vetë për suksesin e të tijve me rezultatin 1-2.

Katalanasit ishin në disavantazh, megjithatë, lushnjari nga pika e bardhë nuk në minutën e 47 nuk ka gabuar dhe ka barazuar rezultatin.Ky është goli i 13 për Manaj me Barcelonën B , mirëpo shfaqja nuk kishte përfunduar dhe në minutën e 65, Manaj niset nga mesfusha për ta mbyllur me gol aksionin e tij individual. Kështu, vjen edhe rrjeta e 14 me spanjollët.

Në këtë formë, sulmuesi kuqezi i dhuron një fitore të rëndësishme Barcelonës B në objektivat e saj për t’u ngjitur një kategori më lartë.


Shtuar 16.05.2021 14:49