Spanjolli Rafael Nadal mundi italianin Fabio Fognini në raundin e tretë të US Open, në një ndeshje të mbushur me dëmtime.
Nadal aksidentalisht goditi veten me raketën e tij kur ishte 3-0 në avantazh në setin e katërt. Katër herë kampioni dhe rekordmeni i 22 titujve të Grand Slam për meshkuj, i dha vetes një raketë në hundë ndërsa zgjati dorën për një top. Më pas Nadal u detyrua të thërriste trajnerin për të trajtuar disa flluska në dorën e tij të majtë. Fognini, nga ana tjetër, kërkoi një pushim mjekësor për të fashuar këmbën e tij të djathtë.
Dhe kur u duk se Nadal ishte në vështirësi, ai tregoi se ka shumë zemër dhe pasi u dorëzua në setin e parë, shkundi fantazmat e së shkuarës dhe u rikthye në atë formën e tij më të mirë që nuk u jep shanse rivalëve të tij.
Hera e fundit që ai u vendos në vështirësi ishte në vitin 2015, pikërisht ndaj italianit, kështu që ndeshja për të ishte një deja vu, por në fund arriti të fitonte. Edhe pse Nadal ka disa problem personale në familjen e tij, spanjolli arriti të menaxhonte fitoren e tij të madhe./ h.ll/albeu.com
Nadal hit by the racket in the nose #USOpen #RafaelNadal? pic.twitter.com/RNGVedzzu1
— Aria (@ariaischic) September 2, 2022
Rafael Nadal’s unbeaten run at Grand Slams in 2022 continues ?
Will he make it 26-0? ?#RafaelNadal #USOpen #Tennis pic.twitter.com/dpPmVbp2fw
— Sportskeeda Tennis (@SK__Tennis) September 2, 2022