Na copëtuan, kanë caktuar një frikacak”, revolta e lojtarëve të Real Madridit pas disfatës nga Atletico

Humbja 2-1 ndaj Atletico Madridit ka lënë pas vetes zemërim të madh te futbollistët e Real Madridit, të cilët kanë shprehur pakënaqësi të fortë ndaj arbitrimit në dhomat e zhveshjes së stadiumit “Metropolitano”.

Të lidhura

None found

Sipas “Diario AS”, tensioni në zonat e brendshme të stadiumit ka qenë i lartë, ndërsa lojtarët madrilenë kanë reaguar ashpër ndaj vendimeve të marra gjatë derbit.

Po sipas këtij mediumi, nga ambientet e stadiumit janë dëgjuar thirrje të tilla si: “Na kanë bërë copë” dhe “Kanë vendosur një frikacak si gjyqtar”.

Reagimet e tyre treguan pakënaqësinë e madhe të skuadrës, e cila mendon se disa vendime të gjyqtarit patën ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin përfundimtar të takimit.

Derbi i Madridit u mbyll me triumfin 2-1 të Atletico Madridit dhe u shoqërua nga disa vendime të diskutueshme. Real Madridi e përfundoi ndeshjen me një lojtar më pak, pasi Dean Huijsen u ndëshkua menjëherë me karton të kuq.

Pas kësaj disfate, Real Madridi ndodhet gjashtë pikë prapa Barcelonës, e cila po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm dhe ka marrë shtatë fitore në shtatë paraqitje.


Shtuar 21.09.2026 08:32

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetsuperbetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbet