Real Madridi dhe Mallorca janë përballur ditën e sotme në “Santiago Bernabeu” në kuadër të javës së pestë të La Ligas.
“Galaktikët” pa Benzema në fushë, në vendin e të cilit u përshtat Eden Hazard e nisën e ndeshjen vrullshëm, por pa mundur ta dërgojnë topin në rrjetë të parët.
Ishin miqtë ata që zhbllokuan rezultatin në minutën e 35 me Vedat Muriqin, por Reali do të arrinte të barazonte ende pa u mbyllur pjesa e parë me një super gol të Valverde.
Pjesa e dytë nis njëjtë si e para, Reali mbetet në sulm në kërkim të golit të dytë dhe të përmbysjes që do ta gjente në minutën e 73 me Vinicius Jr.
Teksa ndeshja po shkonte drejt përfundimit, Reali do të shënonte edhe dy gola të tjera, fillimisht një euro gol nga Rodrygo në minutën e 89 dhe më pas Rudiger në shtesë për të vulosur rezultatin në 4-1.
Reali vazhdon të jetë me pikë të plota në kampionat pas pesë ndeshjeve të luajtura./albeu.com