Muçi pas suksesit ndaj Bjellorusisë: Ende nuk e di nëse e kam fituar vendin tim te Kombëtarja

Shqipëria e nisi me triumf rrugëtimin në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Bjellorusinë 2 – 0 në stadiumin “Air Albania”. Pas përfundimit të takimit, Ernest Muçi foli për mediat për paraqitjen dhe rolin e tij në ekipin kombëtar.

Të lidhura

None found

“Nuk mund të them ende nëse e kam fituar rolin tim te Kombëtarja, pasi këtu grumbullohen lojtarët më të mirë shqiptarë. Jam shumë i kënaqur që pata mundësinë të luaja, veçanërisht sepse në të kaluarën nuk kam marrë shumë minuta”, u shpreh Muçi.

Duke folur për çlirimin pas golit, ai theksoi se mungesa e aktivizimit të rregullt shoqërohet me pritshmëri të mëdha. “Kur nuk luan shpesh, presioni është i pranishëm. Do të bësh krenarë të tjerët. Pas golit ndihesh më i lirë dhe kjo është e vërtetë. Moshatarët e mi kanë nga 30-40 ndeshje me Shqipërinë. Nëse do të kem më shumë hapësira, do të jap maksimumin”, tha ai.

Muçi foli edhe për Mohamed Salah, duke e përshkruar si një futbollist pa shumë qëndrime prej superylli. “Salah nuk është ai superstari që mund të mendosh. Është një njeri me këmbë në tokë, shumë i thjeshtë dhe i gatshëm të ndihmojë. Kam mësuar shumë prej tij”, përfundoi futbollisti.


En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş