Mourinho: Më mirë një humbje 4-0 se katër humbje 1-0

Roma humbi thellë kundër Udineses dhe trajneri Jose Mourinho për DAZN deklaroi: “Ishte një ndeshje e vështirë, ndaj një ekipi të vështirë që di t’i luajë këto lloj ndeshjesh.

Nuk mund të kaloni në disavantazh në këto ndeshje, pasi ata mbrojnë mirë, kundërsulmojnë, kontrollojnë ritmin, bëjnë faulle taktike. Në disavantazh me ta je në telashe.

Kishim një rast të mirë me Dybala, i cili për mua ishte më i miri në fushë pavarësisht rezultatit. Pësuam gol sa herë ata kundërsulmonin.

Kishim shanset tona dhe një penallti të mundshme, por kur humbet 4-0 nuk mund të flasësh për arbitrin. Ky është rregulli im.

Dua të them se preferoj të humbas një ndeshje 4-0 se sa katër ndeshje 1-0. Në fund humbëm vetëm tre pikë dhe jo 12.

Është e vështirë për ne dhe tifozët ta gëlltisim, por kjo është jeta. Tani të mendojmë për duelin e së enjtes në Europë”, është shprehur Mourinho. /h.ll/albeu.com


Shtuar 5.09.2022 14:05