Mourinho legjendar, sheh Romën ndaj Interit në makinën e tij pasi ishte i pezulluar

Një tjetër moment viral është regjistruar nga jose Mourinho, i cili u pezullua dhe nuk mundi të ishte në stolin e Romës në ndeshjen ndaj Interit.

Trajneri portugez, i cili ishte i përjashtuar me karton të kuq në ndeshjen e mëparshme të skuadrës së tij, udhëtoi drejt Milanos si zakonisht, mbërriti jashtë San Siros por nuk hyri.

Ai qëndroi në makinën e tij dhe nga aty pa ndeshjen e madhe ku Roma fitoi. Ai ka postuar videon në Instagram ku shtihet që ka shtrirë këmbët në tavolinë dhe i stresuar gjatë ndeshjes, por në fund ka festuar si i çmendur./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.10.2022 11:31