Prej një viti, lidhje e modeles Oriola Marshi me futbollistin Eros Grezda ka bërë xhiron e rrjetit. Në fillimet e tyre lidhja po shkonte “vaj” dhe herë pas here i shihnim të pranishëm në Instagram-et e njëri-tjetrit e madje në media qarkulloi lajmi se lidhja kishte kaluar në tjetër nivel dhe çifti ishte fejuar.
Pas shumë ulje-ngritjesh në marrëdhënien e tyre, çifti u nda para disa muajsh dhe statuset në rrjetet sociale treguan se nuk janë ndarë aspak mirë. Lajmin e ndarjes kofirmoi edhe Eros Grezda, në një intervistë për “Panorama Sport”, ku nuk i shpëtoi dot pyetjeve për modelen bukuroshe.
Si është e vërteta me modelen Oriola Marashi, pas lajmeve të publikuara në rrjet për një ndarje mes jush?
“Po, është folur shumë rreth kësaj çështjeje. Shpresoj që të jetë hera e fundit që unë flas për lidhjen time. Për Oriolën kam shumë respekt dhe gjithashtu për familjen e saj. Po, është e vërtetë që ne jemi ndarë dhe nëse ndonjëherë do të jemi bashkë, kjo do të jetë vetëm si shokë.”
Ndërkohë, së fundmi duket se Eros ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij dhe po përflitet për një lidhje me një tjetër modele. Vajza në fjalë quhet Nicole Bohorquez dhe shkak i këtyre zërave janë bërë komentet që Eros lë në fotot e saj. Në njërën prej tyre ai shkruan “Sa e bukur”, kurse tek tjetra i ka dërguar disa emoji me sy me zemra dhe futbollistit nuk i kalon asnjë foto e modeles pa e pëlqyer.
Duke marrë parasysh rëndësinë dhe vëmendjen që marrin rrjetet sociale ditët e sotme, detaje të tilla janë shpesh tregues të shumë gjërave. Të jenë këto komente shenjë e një lidhjeje mes të dyve? Mbetet për tu parë./albeu.com/