Momenti kur Mancini publikon formacionin pak para finales: Ju e dini se çfarë duhet të bëni (VIDEO)

“Donaruma, Di Lorenco, Kielini, Spinacola”, Roberto Mançini pak minuta përpara finales së EURO 2020 ndaj Anglisë në “Wembley” kishte kohë edhe për të kryer shaka me lojtarët e tij duke i hequr disi tensionin.

Më pas fillon duke e korrigjuar formacionin e titullarëve. Fshin emrin e Spinacolës dhe fillon, “Emerson, Zhorzhinjo, Verrati, Barela, Imobile, Insinje, Kieza”. “

Nuk kam asgjë më shumë për të të thënë. Ju e dini se çfarë jeni, ne nuk jemi këtu rastësisht. Ju e dini se çfarë duhet të bëni!

Nuk është as arbitri, as kundërshtari dhe asnjë tjetër! Ne jemi zotërit e fatit tonë!”.


Shtuar 13.07.2021 11:22

Tags: ,