Moggi: Pogba bëri një gabim të madh kur u dëmtua, do të ishte rikuperuar shpejtë

Duke folur për “Tuttosport”, Luciano Moggi foli edhe për situatën e Pogba në Juventus me francezin, i cili ende nuk ka shkelur në fushë që nga fillimi i sezonit.

“Ai bëri një gabim shumë të rëndë në vlerësimin e dëmtimit të meniskut. Tani ai është i etur për t’u rikuperuar që të mos humbasë Kupën e Botës.

Nëse do të ishte operuar menjëherë në Los Angelos, në korrik, do të ishte kthyer në fushë për pak kohë.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.10.2022 15:13