Modric pranë realizimit të ëndrrës, Reali ka gati kontratën e re

Pavarësisht moshës, kroati vazhdon të jetë i padiskutueshëm në formacionin bazë te klubi spanjoll.

Marca raporton se Real është duke menduar t’ia rinovojë kontratën edhe për një vit, që do ta mbajë në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2023.

Por, rinovimi me Modric, nuk do e ndryshojë faktin që Reali të shoh mundësi të tjera në afatin kalimtar, si Paul Pogba ose Tchouameni.

Modric gjithashtu është i hapur për rinovimin e kontratës, pasi disa herë ka deklaruar se ëndërron të pensionohet te klubi madrilen.


Shtuar 15.11.2021 18:01