Barcelona dhe sulmuesi Ousmane Dembele pritet të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për disa vite.
Edhe pse ka pasur raportime të shumta për largimin, francezi është i gatshëm të rinovojë kontratën me katalunasit.
Kontrata momentale e Dembeles skadon në vitin 2022, por në rast që nuk rinovon, atëherë do shitet këtë verë.
Sidoqoftë, Dembele beson se do këtë sukses te Barcelona, andaj është i hapur për rinovimin e kontratës.
Nëse nuk ka ndonjë problem, atëherë Dembele do rinovojë kontratën para fundit të qershorit deri në vitin 2024.
Paga e Dembele nuk do ndryshojë edhe pse presidenti Joan Laporta ka kërkuar nga gjithë lojtarët të zbresin pagat./