Pritshmëritë për shi mbartin shpresë për vatrat e shumta të zjarrit

Përhapja e flakëve në disa rajone vijon të përbëjë një kërcënim serioz për ekosistemin, duke e mbajtur lart nivelin e alarmit.

Të lidhura

None found

Të dhënat nga Qendra për Menaxhim me Kriza tregojnë se janë evidentuar 12 vatra zjarri në ambiente të hapura. Prej tyre, 5 janë ende duke u përballur me flakë aktive, teksa ekipet e emergjencës po kryejnë operacione në terren për t’i izoluar dhe fikur ato. Ndër territoret më të prekura përfshihen: rajoni i Strugës, Makedonski Brod, Komuna e Çuçer Sandevës, Kriva Pallanka si dhe një vendbanim në Komunën e Gostivarit.

Stojançe Angellov, përfaqësues i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, theksoi se kërcënimi mbetet tejet i lartë.

Sipas tị, “Rreziku për zjarre në hapsira të hapura është ende shumë i lartë. Dje diten e kaluar u raportuan së paku 34 raste. Edhe sot situata mbetet kritike, megjithëse Enti Hidrometeorologjik ka sinjalizuar mundësi për reshje shiu në zonat perëndimore, ndërsa në pjest tjera të shtetit rreziku vazhdon. Momentalisht përballemi me vatra alarmante zjarresh në terrene të çelura.”

Parashikimet e Entit Hidrometeorologjik flasin për ardhjen e vranësirave dhe shirave të herëpashershëm në ditt në vijim, çka pritet të lehtësojë ndjeshëm punen për venien nën kontroll të flakëve.


sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisnesinecasinojojobetjojobetjojobetBahsegelsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobet