Courtois konfirmon mungesën e tij me Belgjikën në Ligën e Kombeve

Thibaut Courtois nuk do të jetë pjesë e Belgjikës gjatë gjithë edicionit të sivjetshëm të Ligës së Kombeve. Portieri i Real Madridit ka vendosur të qëndrojë pushim për një vit pas Kupës së Botës 2026, në përputhje me qëndrimin e shprehur më herët.

Të lidhura

None found

Vendimin e tij, Courtois ia ka bërë të ditur trajnerit të përfaqësueses belge, Mark van Bommel.

“Kam zgjedhur të mos luaj në të gjithë fushatën e Ligës së Kombeve me Djajtë e Kuq”, deklaroi fillimisht portieri belg.

Ai la të hapur mundësinë e një rikthimi të jashtëzakonshëm vetëm në rast se trajneri përballet me probleme për shkak të lëndimeve. Courtois sqaroi gjithashtu se nuk do të marrë pjesë as në një Final Four të mundshëm.

“Do të jem sërish i gatshëm për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian. Kjo është diçka e mirë për Van Bommel, por ai më tha se nuk mund të më premtojë një vend titullari në atë periudhë”, u shpreh ai.

Courtois theksoi se gara për portën do të mbetet e hapur, pasi Van Bommel mund të vazhdojë t’i besojë portierit që do të paraqitet mirë në Ligën e Kombeve. “Unë, megjithatë, dua të luftoj për vendin tim dhe të dëshmoj se mund të rikthehem si portieri i parë i zgjedhur”, përfundoi ai.


sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisnesinecasinojojobetjojobetjojobetBahsegelsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobet