Zbardhet plagosja e dy miqve në Laprakë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori (EMRI)

Ditën e sotme, Policia e Tiranës, ka zbardhur autorin dhe rrethanat e plagosjes së dyfishtë me armë zjarri, të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Laprakës.

Bëhet fjalë për shtetasin Arbër Krrashi, 36-vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se rreth orës 21:20 të datës 8 shtator ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave, Dashamir Tahiri dhe Bledar Dauti, të cilët janë miq me njëri-tjetrin.

Të lidhura

None found

Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa pas të shtënave 36-vjeçari është larguar nga vendngjarja me automjet.

Dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, uniformat blu vijojnë intensivisht punën për lokalizimin dhe kapjen e A. K., i dyshuar si autor i plagosjes.

Njoftimi:

“Tiranë/Zbardhen brenda 24 orëve, autorësia dhe rrethanat e plagosjes së dyfishtë me armë zjarri, kryer mbrëmë, në Laprakë.

Identifikohet autori i dyshuar dhe punohet intensivisht për kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore kryer nga specialistët e sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të plagosjes me armë zjarri, të shtetasve D. T. dhe B. D. (miq me njëri-tjetrin), rreth orës 21:20 të datës 08.09.2026, në Laprakë, u mundësua identifikimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit A. K., 36-vjeç, banues në Tiranë.

36-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 2 shtetasve, për motive të dobëta, dhe është larguar me automjet.

Të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit A. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të metejshme”.


sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisnesinecasinojojobetjojobetjojobetBahsegelsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobet