Zidane përzgjedh Messin si më të mirin e historisë dhe lë pas Pelen, Maradonën e Ronaldon

Trajneri i Francës, Zinedine Zidane, ka deklaruar se Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë, duke theksuar se do t’ia akordonte sërish Topin e Artë edhe këtë vit.

Ish-legjenda e Real Madridit, si në rolin e futbollistit ashtu edhe atë të trajnerit, u shpreh se do të votonte për argjentinasin 100 herë, nëse do t’i jepej mundësia. Sipas Zidane, Messi vazhdon të paraqitet në nivelin më të lartë edhe në moshën 39-vjeçare.

Të lidhura

None found

“Do të votoja për të 100 herë. Njerëzit nuk e kuptojnë sa e pabesueshme është që Messi është ende ndër lojtarët më të mirë në botë në moshën 39 vjeçare. Nuk do të më habiste nëse Messi do të fitonte Topin e Artë”, ka deklaruar fillimisht Zidane.

“Nëse ka dikush që nuk e kupton se kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, janë njerëzit që nuk e kuptojnë futbollin”, përfundoi trajneri i Francës.

Megjithatë, Messi nuk renditet mes favoritëve për të fituar Topin e Artë. Ai aktivizohet me Inter Miamin në MLS, skuadër me të cilën triumfoi në Kupë vitin e kaluar. Këtë vit, ai arriti deri në finalen e Kupës së Botës me kombëtaren e Argjentinës, por nuk arriti ta mbronte medaljen e artë, e cila përfundoi në duart e Spanjës.

Argjentinasi numëron tetë Topa të Artë në karrierë. Me kombëtaren e Argjentinës, ai fitoi edhe Kupën e Botës në vitin 2022, ndërsa me Barcelonën ka ngritur katër herë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Për Argjentinën, Messi ka zhvilluar 207 ndeshje dhe ka realizuar 125 gola. Marrëveshja e tij me Inter Miamin skadon pas dy vitesh.


sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisbetixirjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobet