Gambia ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e muajit shtator, ku do të përballet me Somalinë dhe Ganën në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Kombeve të Afrikës.
Të lidhura
None found
Mes emrave të përzgjedhur nga trajneri i përfaqësueses gambiane ndodhet edhe mbrojtësi i Tiranës, Joseph Colley. Për 27-vjeçarin kjo është ftesa e parë në Kombëtare, një moment i rëndësishëm në karrierën e tij.
Colley iu bashkua skuadrës bardheblu gjatë kësaj vere dhe fitoi menjëherë një vend në formacionin titullar. Gjatë karrierës, ai ka luajtur për Chelsea U23, Chievo Verona, Sirius në Suedi dhe Wisla Krakow në Poloni.
