Milani është kualifikuar në Ligën e Kampionëve 2024/25

Interi dhe Milani janë kualifikuar matematikisht në Ligën e Kampionëve në sezonin 2024-2025, por gara për tre vendet e tjera po bëhet më e ngushtë se kurrë.

Nerazzurrët e kishin siguruar tashmë Scudetton dhe rolin e tyre në garën më të njohur për klube në botë, ndërsa sot Milani ka arritur gjithashtu të rezervojë biletën e tyre për për Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht barazimit 0-0 me Juventusin të shtunën, rezultatet e sotme rezultuan të mjaftueshme, pasi Bologna dhe Roma u ndalën nga Udinese dhe Napoli.

Atalanta fitoi dhe ka ende një ndeshje në pak, duke mbetur në garë, ndërsa edhe Lazio gjithashtu në garë, në vendin e shtatë.

Megjithatë, Milani tani ka krijuar një avantazh të mjaftueshëm për të qenë i paarritshëm përpara se të luhen katër ndeshjet e fundit.

Për shkak se Atalanta ka një ndeshje më pak, ata ende mund të arrijnë në 60 pikë, por Roma është në 59.

Të dy këto luajnë mes vete në javën e 36-të dhe për këtë njëra nuk do të mund ta arrijë Milanin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore


Shtuar 28.04.2024 22:56