Sot është planifikuar mbyllja dhe rrjedhimisht kalimi aktual i Milanit në duart e “RedBird”.
Edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport” shpjegon në detaje se si do të zhvillohet ky operacion.
“Operacioni është kompleks sepse do të përfshihen disa kompani. Transferimi i aksioneve të Milan nga “Eliot” te “Red Bird” do të bëhet përmes një zinxhiri kompanish, të cilët mbajtja financiare e referencës do të jetë një mjet sipas ligjit holandez.
Çmimi total i transaksionit do të jetë 1,2 miliardë euro, por shpenzimet e “Red Bird” do të jenë më të ulëta, pasi “Eliot” do të financojë blerësin me një ‘hua shitësi’ me 600 milionë euro, me interes vjetor 7%.”/ h.ll/albeu.com