Familjet Begu dhe Brovina njoftojnë ndarjen nga jeta të Flora Brovinës

Përmes Uranik Begut, djali i saj, familjet Begu dhe Brovina kanë bërë të ditur vdekjen e dr. Flora Brovinës, e njohur si mjeke, poete, humaniste dhe ish-deputete e Kuvendit të Kosovës.

Të lidhura

None found

Në njoftimin e përbashkët drejtuar familjarëve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e njohën, familja shpreh dhimbjen për humbjen e më të dashurës së saj.

Familjarët kanë vlerësuar kontributin e Brovinës në mjekësi, letërsi, humanizëm dhe në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Në njoftim rikujtohet gjithashtu se ajo ishte ish-e burgosur politike, veterane e UÇK-së, deputete dhe nënshkruese e Deklaratës së Pavarësisë.

Sipas familjes, Flora Brovina ia kushtoi jetën dashurisë për familjen, njerëzit dhe atdheun. Në profesionin e mjekes ajo u shërbeu të tjerëve me përkushtim e dhembshuri, ndërsa përmes poezisë la pas botën e saj shpirtërore dhe krijuese.

Me veprën, qëndresën dhe përkushtimin human, ajo vlerësohet se la gjurmë të përhershme në historinë e Kosovës dhe të shqiptarëve.

Familjarët theksojnë se, përtej rolit dhe veprimtarisë së saj publike, Brovina ishte nëna dhe gjyshja e dashur, motra dhe qendra e familjes.

Familjet Begu dhe Brovina kanë njoftuar se detajet për ceremoninë e varrimit dhe pritjen e ngushëllimeve do të bëhen publike në kohën e duhur.


Shtuar 15.09.2026 12:33

sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom