E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës (EMRI)

Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare aktivistja për të drejtat e njeriut dhe ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina. Lajmin për vdekjen e Brovinës e kanë bërë të ditur familjarët e saj.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se fjalët për humbjen e Brovinës janë të pakta. Ai e ka kujtuar Brovinën si simbol të qëndresës dhe dashurisë për atdheun.

Të lidhura

None found

Kush ishte Flora Brovina?

Brovina ka qenë mjeke, poete, humaniste, aktiviste për të Drejtat e Njeriut, Ish e Burgosur Politike, Veterane e Luftës së UÇK-së, Deputete, Nënshkruese e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës

Dr. Flora Brovina, e lindur më 30 shtator 1949 në Skenderaj, është një nga figurat më të njohura të jetës humanitare, politike, shoqërore dhe kulturore të Kosovës. Për më shumë se pesë dekada, veprimtaria e saj është ndërthurur me mjekësinë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të grave, rezistencën kombëtare, letërsinë dhe ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Veprimtaria humanitare dhe Lufta e Kosovës

Gjatë viteve të represionit dhe veçanërisht gjatë Luftës së Kosovës, Flora Brovina vazhdoi aktivitetin e saj humanitar dhe mjekësor në Prishtinë.

Në vend që të largohej nga Kosova, ajo vazhdoi të kujdesej për gra, fëmijë dhe familje të prekura nga lufta. PEN America evidenton se gjatë luftës ajo qëndroi në Prishtinë dhe drejtoi një strehë për gra dhe fëmijë.

Human Rights Ëatch dokumenton se autoritetet serbe e akuzuan ndër të tjera se kishte siguruar ushqim, veshmbathje dhe furnizime mjekësore për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Në historikun e veprimtarisë së saj kombëtare ajo mban edhe statusin e Veteranes së Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK.

Arrestimi dhe burgosja politike

Më 20 prill 1999, gjatë luftës, Flora Brovina u arrestua në Prishtinë nga forcat serbe.

Pas arrestimit u mbajt fillimisht në Kosovë dhe më pas, pak para hyrjes së forcave ndërkombëtare, u transferua së bashku me qindra të burgosur shqiptarë në burgjet e Serbisë.

Më 9 dhjetor 1999, një gjykatë në Nish e dënoi me 12 vjet burgim, në një proces që u kritikua fuqishëm nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Human Rights Ëatch raportoi për parregullsi serioze procedurale, ndërsa Gjykata Supreme e Serbisë më pas e anuloi vendimin dhe urdhëroi rigjykim.

Amnesty International e shpalli Flora Brovinën “Prisoner of Conscience” – të burgosur të ndërgjegjes, dhe zhvilloi fushatë ndërkombëtare për lirimin e saj.

Për lirimin e saj kërkuan publikisht edhe institucione dhe organizata ndërkombëtare. Parlamenti Evropian trajtoi rastin e saj dhe kërkoi lirimin e të burgosurve politikë shqiptarë të Kosovës.

Pas afro 19 muajsh burgim, Flora Brovina u lirua më 1 nëntor 2000. Departamenti Amerikan i Shtetit e përshëndeti publikisht lirimin e saj duke e cilësuar si një aktiviste të njohur të të drejtave të njeriut.

 


Shtuar 15.09.2026 12:53

sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom