Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka përmbyllur këtë të martë një operacion në Durrës, i zhvilluar në kuadër të procedimit penal për veprat “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Si rezultat, një punonjës policie është arrestuar në flagrancë, ndërsa dy të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë.
Të lidhura
None found
Operacioni u finalizua më 15 shtator 2026, lidhur me procedimin penal nr. 100/2026. Veprimet u kryen nga Drejtoria Rajonale Durrës-Kavajë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të AMP-së dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Personi i arrestuar është S. M., i cili ushtronte detyrën e Trupës së Shërbimit të Patrullës së Përgjithshme. Për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” janë referuar në gjendje të lirë edhe dy efektivë të tjerë të Policisë.
Bëhet fjalë për S. H., Specialist për Rendin në Komisariatin e Policisë Durrës, si dhe A. K., pjesë e Trupës së Shërbimit të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës. Pas përfundimit të veprimeve procedurale, materialet janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vijimin e procedurave sipas ligjit.
