Gazment Bardhi kundërshton ashpër nismën për pagat e magjistratëve: E quajti antikushtetuese, s’bëhet fjalë për lëmoshë

Propozimi i maxhorancës për trajtimin financiar të magjistratëve, është cilësuar si antikushtetues nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Ai paralajmëroi se kjo nismë do ta çojë përsëri ligjin në Gjykatën Kushtetuese, ku sipas tij, fati i tij do të jetë i njëjtë me herën e kaluar: do të rrëzohet.

Të lidhura

None found

Në një deklaratë të bërë gjatë mbledhjes së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Bardhi theksoi se propozimi jo vetëm që nuk pasqyron vendimin e mëparshëm të Gjykatës, por vepron në kundërshtim të plotë me të.

“Kjo nismë shkel hapur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke bërë pikërisht të kundërtën e asaj që kërkohet”, u shpreh ai.

Duke iu referuar frymës së reformës në drejtësi, Bardhi theksoi nevojën për t’u rikthyer dinjitetin gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ai shtoi se trajtimi i pagave të tyre si një akt mëshire është i papranueshëm.

Nuk mund t’i trajtojmë sot si lëmoshë. Minimisht, duhet t’i trajtojmë ata si veten”, deklaroi ai, duke sjellë në vëmendje rritjet substanciale të pagave për zyrtarët e tjerë të lartë.

Ai kujtoi se vetë deputetët i rritën pagat me rreth 50%, ndërsa kryeministrit dhe ministrave ua shtuan me më shumë se 60%. Për më tepër, vuri në dukje se këta të fundit përfitojnë një sërë shpenzimesh shtesë, si karburanti dhe telefonia.

“Nuk ka asnjë term krahasimi midis nesh dhe magjistratëve“, theksoi kreu i grupit parlamentar të PD-së.

Bardhi shkoi më tej duke argumentuar se paga e një gjyqtari duhet të jetë më e lartë se ajo e çdo funksionari tjetër të lartë shtetëror. Ai e ilustroi këtë me një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj Presidentit të Republikës.

“Një gjyqtar duhet ta kalojë si deputetin, ashtu edhe ministrin, madje edhe presidentin. Çfarë bën Bajram Begaj që rri kot në zyrë, që një magjistrat nuk mund të marrë më shumë”?–  pyeti ai retorikisht.

Në mbyllje të fjalës së tij, Bardhi vuri theksin tek pesha dhe rreziqet e punës së magjistratëve. Ai kujtoi se janë pikërisht këta gjyqtarë që përballen drejtpërdrejt me krimin e organizuar dhe japin dënime deri në burgim të përjetshëm. “Për këtë arsye ata meritojnë dinjitet dhe jo lëmoshë,” përfundoi ai.


Shtuar 15.09.2026 12:26

sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom