Situata në Ngushticën Bab el-Mandab do të shqyrtohet sot nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, pasi rebelët Huthi të Jemenit po përpiqen të marrin nën kontroll këtë korridor të rëndësishëm detar, bënë të ditur diplomatët.
Të lidhura
None found
Franca, e cila gjatë shtatorit mban presidencën e Këshillit të Sigurimit, kërkoi zhvillimin e takimit, i planifikuar për orën 15:00 në Nju Jorkut, sipas një diplomati.
Në mbledhje pritet të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Jemeni dhe Arabia Saudite, tha burimi.
Gjatë ditëve të fundit, Huthit u kanë shkaktuar humbje të rëndësishme forcave qeveritare jemenase dhe koalicionit të drejtuar nga Arabia Saudite, i krijuar për t’i mbështetur ato. Këto zhvillime kanë forcuar kontrollin e tyre mbi Ngushticën Bab el-Mandab, një pikë strategjike për anijet që lidhin rrugët detare mes Evropës dhe Azisë.
