Lirohet Ilias Kasidhiaris, ish-“numri 2” i Agimit të Artë synon rikthimin në politikën greke

Ilias Kasidhiaris, një prej drejtuesve më të rëndësishëm të Agimit të Artë dhe për shumë vite krahu i djathtë i liderit Nikos Michaloliakos, ka lënë sot burgun e Domokosit pasi përfundoi dënimin për drejtimin e një organizate kriminale.

Të lidhura

None found

Gjykata e Apelit në Athinë e kishte dënuar me 13 vjet burg, pas konfirmimit të vendimit historik se Agimi i Artë vepronte si një “organizatë kriminale nën petkun e një partie politike”. Për të njëjtën vepër u dënuan edhe Nikos Michaloliakos, Giannis Lagos, Christos Pappas, Giorgos Germenis, Ilias Panagiotaros dhe Artemis Matthaiopoulos.

Sipas avokates së tij, lirimi u bë i mundur pasi Kasidhiaris ka shlyer të gjithë dënimin, në përputhje me mënyrën e përllogaritjes së përcaktuar nga kodi penitenciar. Ai ka qëndruar realisht rreth shtatë vjet në burg, duke përfshirë edhe periudhën e paraburgimit, ndërsa afërsisht gjashtë vite të tjera janë llogaritur përmes punës së kryer gjatë vuajtjes së dënimit. Në raste të caktuara, një ditë pune mund të konsiderohet si më shumë se një ditë burgimi.

Kasidhiaris e ka mbajtur aktive praninë e tij publike edhe gjatë qëndrimit në qeli. Nga burgu i Domokosit ai ka komunikuar me mbështetësit përmes rrjeteve sociale, videove dhe transmetimeve në internet, duke sinjalizuar vazhdimisht synimin për t’u rikthyer në politikë.

Aktiviteti i tij politik u shfaq edhe në zgjedhjet e vitit 2023, kur tentoi të merrte pjesë përmes partisë “Ellines” (Grekët). Gjykata e Lartë e ndaloi pjesëmarrjen e këtij formacioni, duke e cilësuar Kasidhiarisin si drejtuesin e tij real. Më pas ai mbështeti partinë “Spartiates”. Në qershor të vitit 2025, Gjykata e Posaçme Zgjedhore u hoqi mandatet tre deputetëve të kësaj partie, me arsyetimin se votuesit ishin mashtruar dhe se drejtuesi i fshehtë, si edhe udhëzuesi real i saj, ishte Ilias Kasidhiaris.

Ndërsa ndodhej në burg, ai u zgjodh gjithashtu këshilltar bashkiak në Athinë në vitin 2023. Gjatë kësaj periudhe, Kasidhiaris vazhdoi të mbante kontakte me përkrahësit dhe të paralajmëronte rikthimin në skenën politike.

Rruga e Agimit të Artë drejt parlamentit nisi fuqishëm në vitin 2012, në kulmin e krizës ekonomike dhe politike në Greqi. Në zgjedhjet e qershorit të atij viti, partia mori 6,92% të votave dhe siguroi 18 vende deputetësh. Në vitin 2015 ajo ruajti thuajse të njëjtin nivel, me rreth 7% të votave dhe 18-19 deputetë. Në zgjedhjet e vitit 2019, megjithatë, rezultati ra nën pragun prej 3%, duke e lënë jashtë Parlamentit.

Hetimi ndaj organizatës mori një kthesë vendimtare pas vrasjes së muzikantit antifashist Pavlos Fyssas në shtator 2013. Për vrasjen, e kryer nga Giorgos Roupakias, anëtar i organizatës, pasoi një proces gjyqësor që zgjati disa vite. Në vitin 2020, gjykata shpalli fajtorë të gjithë 18 ish-deputetët e grupit parlamentar të Agimit të Artë: shtatë prej tyre për drejtimin e organizatës kriminale dhe 11 për anëtarësim në të.

Në shkallën e dytë të gjykimit, në mars 2026, u shpallën fajtorë të gjithë 42 të pandehurit që kishin vijuar procesin e apelit.

Tani debati kryesor lidhet me mundësinë që Kasidhiaris të rikthehet si kandidat. Ai vetë ka deklaruar se po del nga burgu me “të drejta të plota politike” dhe ka njoftuar një konferencë shtypi ku do të prezantojë planet e tij për të ardhmen. Avokatja e tij ka deklaruar se pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme është e sigurt.

Megjithatë, aspekti ligjor mbetet i hapur. Ligji i miratuar në vitin 2023 ndalon pjesëmarrjen në zgjedhje të atyre formacioneve, drejtuesi real i të cilave është dënuar për drejtim ose anëtarësim në një organizatë kriminale. Juristët kanë interpretime të ndryshme për kohëzgjatjen e këtij kufizimi: disa nuk janë të sigurt nëse ai përfundon me lirimin e Kasidhiaris nga burgu apo nëse zgjat deri në përfundimin formal të dënimit.

Vendimin përfundimtar do ta marrin përsëri gjyqtarët e seksionit politik të Gjykatës së Lartë. Ata do të përcaktojnë nëse Kasidhiaris mund të drejtojë një parti, të kandidojë për deputet apo të jetë drejtuesi real i një formacioni tjetër politik.

Kjo është edhe çështja që po diskutohet gjerësisht nga mediat greke. Gazeta “Efimerida ton Syntakton” shkruan se Kasidhiaris ka punuar prej muajsh për kthimin në politikë dhe se synimi i tij është “normalizimi institucional” i pranisë publike. Këtë herë, sipas gazetës, ai nuk do të mbështetet te brigadat e sulmit në rrugë, por kryesisht te rrjetet sociale dhe ndikimi mbi një pjesë të elektoratit, veçanërisht te të rinjtë.

Lirimi i tij, që vjen vetëm pak ditë para përvjetorit të vrasjes së Pavlos Fyssas, e rikthen në qendër të debatit politik grek pyetjen nëse një prej drejtuesve kryesorë të Agimit të Artë mund të rifitojë një rol politik pasi ka përfunduar dënimin penal.

Rikthimi i Kasidhiaris ndodh vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare, në një periudhë kur politika greke është më e fragmentuar se kurrë. Demokracia e Re vazhdon të jetë forca kryesore, por po përballet me pakënaqësi të mëdha. Në të djathtë të saj garojnë disa parti konservatore dhe formacione të ekstremit të djathtë.

Ndërkohë, partitë progresiste dhe ato të qendrës së majtë vijojnë të jenë të përçara dhe nuk kanë ndërtuar një alternativë të vetme të qartë për qeverisje. Për më tepër, ato përjashtojnë mundësinë e bashkëpunimit. Në këtë klimë, Kasidhiaris synon të rikthehet duke e paraqitur veten jo përmes simbolikës së hapur neonaziste të Agimit të Artë, por me një retorikë “patriotike”, antisistem dhe kundër elitave politike.

Disa media greke paralajmërojnë pikërisht për mundësinë që “historia të përsëritet – si farsë ose si tragjedi”. Në vitin 2012, Agimi i Artë shfrytëzoi zemërimin e shoqërisë, krizën ekonomike dhe humbjen e besimit te partitë tradicionale për të hyrë në parlament.

Greqia e sotme nuk është në të njëjtat kushte, por disa prej faktorëve që ushqyen atëherë ekstremizmin janë ende të pranishëm. Pakënaqësia, rritja e çmimeve të ushqimeve, karburanteve dhe qirave, si edhe skandalet politike, po nxisin sërish kërkimin e një vote ndëshkuese. Pyetja mbetet nëse kthimi i Kasidhiaris do të jetë vetëm një zhvillim periferik në politikë apo nëse ai do të ndikojë përsëri në ekuilibrat e së djathtës së skenës politike greke.


Shtuar 15.09.2026 11:49

sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom